Diplomati shqiptar ‘fton’ për drekë Edi Ramën që t’i tregojë një dokument të çmuar të BE-së

Aktuale

Diplomati shqiptar ‘fton’ për drekë Edi Ramën që t’i tregojë një dokument të çmuar të BE-së

Nga: N.Sh. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 09:31
Shaban Murati dhe Edi Rama

Diplomati shqiptar, Shaban Murati, përmes një postimi në facebook, ka ‘ftuar’ në mënyrë indirekte kryeministrin Edi Rama në drekë.

Murati shkruan se, nëse dikush e gjenë një dokument të BE-së, komunikatë apo deklaratë ku përmendet “Minishengeni Ballkanik” apo “Ballkani i Hapur” e fiton një drekë në Tiranë.

E bashk me fituesin ai fton edhe Edi Ramën që t’ia tregojë dokumentin e çmuar.

Postimi i plotë:

Quiz për minishengistët

Nëse në periudhën nga 10 tetori i vitit 2019, kur u pagëzua për herë të parë “Mini Shengeni Ballkanik” i presidentit të Serbisë, e deri në 29 korrik 2021, kur u pagëzua për herë të dytë “Ballkani i hapur” i presidentit të Serbisë, ndonjeri arrin të gjejë një dokument, një komunikatë apo një deklaratë zyrtare të BE, ku përmendet me emër “Mini Shengeni Ballkanik” ose “Ballkani i hapur”, fiton të drejtën e një dreke në restorantin më të mirë të Tiranës.

Fituesi mund të marrë me vete në drekë edhe kryeministrin e Shqipërisë, që t’i tregojë dokumentin e çmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat