Haradinaj: Korrupsioni e nepotizmi janë kancer i një shoqërie, kur vidhet shpresa e qytetarit, është edhe më tragjike

Aktuale

Haradinaj: Korrupsioni e nepotizmi janë kancer i një shoqërie, kur vidhet shpresa e qytetarit, është edhe më tragjike

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:56
Ramush Haradinaj

Të enjten e 15 gushtit, Kuvendi i Kosovës i mbylli punimet për sesionin pranveror. Për punën e këtij sesioni, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se Vetëvendosje i kishte të gjitha mundësitë që të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Por që sipas tij sesionin pranveror parlamentar do të mbahet mend për mosmiratim të marrëveshjes së Uashingtonin, shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike si dhe në fund thotë se nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisëm vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile.

Ndërsa thekson se të njëjtit u shpërqendruan me rehatime të familjarëve, ku shtoi se korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i një shoqërie por që kur vidhet shpresa e qytetarit është më tragjike.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Përfundoi sesioni pranveror i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Partia në pushtet, LVV, i kishte të gjitha mundësitë, që përmes Kuvendit të nxjerr ligje në dobi të qytetarëve, zhvillimit ekonomik të vendit, e shumë çështje të tjera me rëndësi.

Por, ky sesion parlamentar, do të mbahet mend më së shumti për tri gjëra:

1. Mosmiratimin e rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Uashingtonit, që është edhe akti i parë anti-amerikan në historinë parlamentare të Kosovës.

2. Shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura dhe emërimi në to i familjarëve dhe të afërmve të ministrave dhe deputetëve, si dhe eksponentëve të lidhur me partinë në pushtet.

3. Nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile. Kjo sepse të njëjtit u shpërqendruan me rahatime të familjarëve, duke lënë anash detyrën për të cilën ekskluzivisht janë zgjedhur nga qytetari i Kosovës.

Korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i një shoqërie, por kur vidhet shpresa e qytetarit, është edhe më tragjike.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat