Ish-presidentja Jahjaga reagon pas vdekjes së këshilltarit të saj, ja fjalët e saj

Aktuale

Ish-presidentja Jahjaga reagon pas vdekjes së këshilltarit të saj, ja fjalët e saj

Nga: A.Zh Më: 13 gusht 2021 Në ora: 22:35
Ramush Tahiri

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka reaguar për vdekjen e ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.

Jahjaga ka thënë se me Tahirin kishte kaluar nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa ishte presidente, përcjell Bota sot.

Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë e Tahirit për humbjen e tij.

Reagimi i Jahjagës në Facebook:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit tim, Ramush Tahiri.

Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme.

Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!

Ngushëllime familjes dhe miqve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat