​30 vjet njohje, kështu e kujton Ramush Tahirin miku i tij

Aktuale

​30 vjet njohje, kështu e kujton Ramush Tahirin miku i tij

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:01
Ramush Tahiri

Aktivisti i çështjes kombëtare, Halil Selimi duke kujtuar politologun Ramush Tahiri, i cili ndërroi jetë dje, ka thënë se ishte njeriun emblematik të fjalës, mendimit, arsyes dhe veprimit me përgjegjësi.

Selimi ka shkruar se është vërtetë i rëndë lajmi i vdekjes, sa gjithë pesha e veprimtarisë së Ramush Tahirit për këtë Kosovë të lirë.

Postimi plotë i Selimit:

30 vjet njohje bashkëpunimi që në takimin e parë në Zagreb, me njeriun emblematik të fjalës, mendimit, arsyes dhe veprimit me përgjegjësi, mikut Ramush Tahiri! Që në vitin 1991.

Atëherë dhe atje ku jetonte, punonte, vepronte e luftonte i madhi Fehmi Lladrovci, mik, shok e bashkëveprimtar i idealit për të dy! Kohë, kur Fehmiu me shokë kishin hedhur hapat e parë të luftës, duke organizuar njësitet shqiptare të ushtrisë në Kroaci, me qëllimin e përgatitjes së luftës çlirimtare në Kosovë! Kohë, edhe e stërvitjeve të njësiteve të para të UÇK-së në Shqipëri!

Njohje që na obligoi të bashkëpunojmë për lirinë e Kosovës, që në takimin e parë, sigurisht! Unë, bashkë me Ramadan Avdiun, si përfaqësues dhe udhëheqës të organizatës së fshehtë çlirimtare (LPRK) dhe Ti si ministër i mbrojtjes së qeverisë në ekzil!

Pra, vetëm e rastësishme, as e zakonshme nuk mund të ishte njohja jonë! Por, as ikja jote, në kulmin e halleve dhe vështirësive që po kalojmë, si Kosovë, sot, nuk është e zakonshme, siç ishe i pazakonshëm edhe ti, gjithmonë!

Vërtetë i rëndë lajmi i vdekjes, sa gjithë pesha e veprimtarisë tënde për këtë Kosovë të lirë!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, miku im!

I përjetshëm kujtimi për Ty

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat