I jepet lamtumira e fundit analistit Ramush Tahiri

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit analistit Ramush Tahiri

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:06
Ramush Tahiri

I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-gazetarit, publicistit dhe politologut Ramush Tahiri, në  varrezat e fshatit Dramjak të Ferizajt.

Tahiri vdiq mbrëmë teksa sot në shenjë të respektit për jetën dhe veprën e tij u mbajt edhe një mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Ferizaj.

Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Ai pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat