Azemi zbulon çmimin e biletës për të ndjekur nga afër Bregoviçin në Korçë: Mos humbisni kohë!

Aktuale

Azemi zbulon çmimin e biletës për të ndjekur nga afër Bregoviçin në Korçë: Mos humbisni kohë!

Nga: A.Zh Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:42
Goran Bregoviç

Publicisti Emin Azemi, ka treguar çmimin e biletave për ata që do të ndjekin koncertin e këngëtarit boshnjako-serb Goran Bregoviç, në “Festën e Birrës” në Korçë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që duan ta shijojnë muzikën e tij nga një largësi prej të paktën 100 metrash duhet të paguajnë biletë diçka më pak se 10 euro.

Ndërsa, çmim i “kripur” pritet të ketë për ata që duan ta ndjekin nga pranë podiumit, përcjell Bota sot.

Azemi e ka ndërlidhur koncertin e Bregoviçit me iniciativën Rama-Vuçiq-Zaev “Ballkan Open”.

Reagimi i tij në Facebook:

Zbulohet çmimi i biletës për të ndjekur nga afër Bregoviçin në ‘Festën e Birrës’

Goran Bregoviç nuk do të këndojë falas në Korçë. Të gjithë ata që duan ta shijojnë muzikën e tij nga një largësi prej të paktën 100 metrash duhet të paguajnë biletë diçka më pak se 10 euro. (1000 lekë të reja). Kurse për ata fansat e flaktë, kënaqësia do të ketë kosto më të lartë. Ende nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojnë biletat pranë podiumit ku do të perfomojë këngëtari kontravers, por sigurisht bëhet fjalë për ndonjë çmim më të kripur.

Mos humbisni kohë, se pastaj bëhet tepër vonë për të qenë pjesë e një maskarade ala Open Balkan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat