“Bashkëpunoi me shërbimin sekret serb në Kosovë”/ Kërkohen hetime nga Shqipëria për Baton Haxhiun

Aktuale

“Bashkëpunoi me shërbimin sekret serb në Kosovë”/ Kërkohen hetime nga Shqipëria për Baton Haxhiun

Nga: M.L. Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Ditë më parë, gazetari Veton Surroi e ka quajtur “bashkëpunëtor e Shërbimit sekret serb”, këshilltarin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Baton Haxhiun.

Surroi në një shkrim të tijin ka deklaruar se konstatimi i tij ka ardhur pasi vet bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë, këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë.

“Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V.Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb? Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë. Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë”, u shpreh mes tjerash Surroi.

Pas kësaj deklarate kanë ardhur shumë reagime të tejra të publicistëve shqiptarë të cilët i kanë bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të hetojë këtë deklaratë, përkatësisht gjithë cështjen në përgjithësi.

Profesori universitar Enver Bytyçi ka shfaqur mbështetjen e tij për kërkesën e diplomatit Shaban Murati që të analizojë efektet e sigurisë atje.

“Sot diplomati i njohur, Shaban Murati, i ka kerkuar Keshillit te Sigurise Kombetare qe te analizoje efektet e sigurise sone nga fakti se kryeministri Rama mban nje spiun te Serbise si keshilltar te tij. E gjitha bazohet ne deshmine e nje prej burimeve me te besuara, sic eshte ish-bashkepunetori i spiunit Baton Haxhiu ne mediet e Kosoves, Veton Surroi. Une i bashkengjitem kesaj kerkese. E mbeshtes plotesisht ambasadorin Murati dhe shtoj se presidenti i Republikes, zoti Ilir Meta duhet te niese menjehere te kerkoje informacione nga agjencite tona te sigurise kombetare per kete ceshtje. Hetimi dhe diskutimi i nje situate te tille eshte detyrim per kreun e shtetit”, shkruan Bytyçi në Facebook.

Nderkaq, sipas tij, zoti Meta duhet të hulumtojë dhe shqyrtojë faktin, nëse spiunit serb i është dhënë shtetësia shqiptare bazuar në informacionet përkatëse ose jo.

“Gjithcka duhet bere me kujdes. Por ajo qe ka jo pak rendesi, institucionet e pavarura te shtetit, perfshire dhe presidentin e Republikes, do te duhet te hetojne nese ne kryeministri punojne ose jo te tjere spiune te Serbise e ndoshta me shtetesi serbe, si dhurate kontrolluese e presidentit Aleksander Vucic?! Ka zera se ka nga ato serbet bjonde dhe te gjata, te cilat jane punesuar ne godinen e zyren e kryeministrit shqiptar!”, ka përfunduar Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat