​Kosnett: Kosova edhe një herë demonstron lidership në skenën globale

Aktuale

​Kosnett: Kosova edhe një herë demonstron lidership në skenën globale

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:21
Philip S. Kosnett

Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Philip S. Kosnett, ka vlerësuar gatishmërinë e institucioneve shtetërore, por edhe të popullit të Kosovës për mikëpritjen e afganëve.

Përmes një postimi në Twiter, Kosnett ka thënë se Kosova edhe njëherë demonstron lidership në skenën globale.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t'u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar rreth çështjes së strehimit në Kosovë të refugjatëve nga Afganistani. Kurti ka thënë se përveç aspektit të solidaritetit, strehimi i tyre është edhe dimension i aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor e partneri strategjik i pazëvendësueshëm për Kosovën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat