Gara për Gjakovën, Gjini: Kjo është gara më “bajate”

Aktuale

Gara për Gjakovën, Gjini: Kjo është gara më “bajate”

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:39
Ardian Gjini

Ndër të paktat gra që po garojnë për zgjedhjet komunale të 17 tetorit është kandidatja e Alternativës në bashkëpunim me Vetëvendosjen për komunën e Gjakovës Mimoza Kusari Lila.

Lila e cila po kandidon për të katërtën herë për të parën e kësaj komune, kishte udhëhequr me Gjakovën në një mandat nga viti 2013 deri më 2017.

Edhe në zgjedhjet e kaluara Lila kishte si kundër kandidat Kryetarin aktual të Gjakovës Ardian Gjinin. I njëjti po kandidon përsëri.

Gjini thotë se qytetarët tashmë kanë parë udhëheqjen e te dyve dhe për të parin e komunës në zgjedhjet komunale, vendosin qytetarët.

“ Qytetarët e Gjakovës e kanë pa zonjën Kusari, m’kanë pa edhe mu, mendoj që është shumë më e lehtë kësaj radhe sesa që e kanë pa në 2017-tën si do të vendosin po iu them edhe një herë me bindjen e plotë edhe me kënaqësinë më të madhe e pres vullnetin e qytetarëve cili do që të jetë ai.”, tha kryetari Ardian Gjini.

Në anën tjetër nga Alternativa, në bashkëpunim me Vetëvendosjen garojnë me premtimin për të realizuar projekte të mëdha për komunën e Gjakovës.

“Përmes kësaj qeverisje është rritë edhe besimi në investitor për shkak që ka ndryshu klima, në gjithë Kosovën po shpresoj që edhe në Gjakovë. Ne do të sjellim investitorë të ndryshëm në Gjakovë, zonën ekonomike e kemi pothuajse të gatshme ka qenë pjesë e fillume nga qeverisja “Kusari 1”, dhe besoj që ato parqe industriale do ti aktivizojmë, dhe do të ia kthejmë perspektiven qytetarëve të Gjakovës”, tha Agon Dobruna, Alternativa.

Edhe për këto zgjedhje komunale qytetarët kanë pritshmëri të ndryshme, edhe në Gjakovë dikush pret ndryshime të mira e dikush jo.

 Në vitin 2009 Mimoza Kusari Lila kishte humbur garën ndaj ish-kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj. Më pas fitoi mandatin 4-vjeçar për udhëheqjen e Gjakovës në vitin 2013, por në 2017-tën humbi sërish nga kryetari aktual Gjini.

Garën për Gjakovën e ka zyrtarizuar edhe Taki Shala nga LDK-ja dhe Arbnesha Kuqi nga PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat