Kurti bashkëluftëtar i Remit/ Mavraj: Deshi të thotë nëse unë jam kriminel, edhe Kurti është atypari

Aktuale

Kurti bashkëluftëtar i Remit/ Mavraj: Deshi të thotë nëse unë jam kriminel, edhe Kurti është atypari

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 23:05
Albin Kurti

Njëri prej protagonistëve të protestave studentore Muhamet Mavraj, ka folur për deklaratën e famshme të ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, i cili kishte thënë se Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.

Mavraj, në një rrëfim ka thënë se deklarata e Remit u nxor nga konteksti.

Sipas tij, ai ka dashur të thotë që nëse ai është kriminel lufte, atëherë edhe Kurti nuk është aq larg.

“Të gjithë janë bashkëluftëtarë. Atij ia nxorën nga konteksti. Ai deshi të thotë që nëse unë si Rem janë kriminel, edhe ai është qaty pari. Njerëzit ia nxorën nga konteksti, sepse lexojnë nga titulli, por edhe nga një ngathtësi e tij e sqarimit”, ka theksuar Mavraj.

Sipas Mavrajt, i gjithë populli i Kosovës ka qenë UÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat