Ambasadori i Gjermanisë njofton me kushtet e reja për hyrje në Gjermani

Aktuale

Ambasadori i Gjermanisë njofton me kushtet e reja për hyrje në Gjermani

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:23
Joern Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde përmes një njoftimi zyrtar në ‘twitter’ ka njoftuar se duke filluar nga data 22 gusht në orën 00:00 Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, duke bërë që të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin gjerman.

Nga 22 gushti, personat që ia mësyjnë Gjermanisë dhe që në dhjetë ditshin e fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit ( www.einreiseanmeldung.de).

Do të jenë të detyruar të karantinohen ata të cilët s’kanë një dëshmi që kanë marrë dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit.

Këta persona do të detyrohen të izolohen dhjetë ditë pas hyrjes në Gjermani. Ndërkohë karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat