“Me pikëllim të thellë po shprehem moj mbesa ime”, këngëtarja e njohur, familjare e 18 vjeçares së vrarë

Aktuale

“Me pikëllim të thellë po shprehem moj mbesa ime”, këngëtarja e njohur, familjare e 18 vjeçares së vrarë

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:33
Viktima dhe dy të dyshuarit për vrasjen e saj

Lajmi tragjik për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, M.O. ka treonditur gjithë Kosovën.

Kanë ardhur reagime të ndryshme nga figura të njohura publike, derisa Prokuroria ka njoftuar se ende nuk ka arritur ta arrestoj të dyshuarin kryesor të këtij krimi makabër, Dardan Krivaqën.

E më së rëndi nga këngëtarët, vrasjen e M.O duket se e ka përjetuar këngëtarja Fatlume Pupovci, e cila sipas një postimi në Instagram tregon se viktima është mbesa e saj.

“Zoti të pas qu më xhenet Marigona, me pikëllim të thellë po shprehem moj mesa ime, zoti i dënoftë ata që të lënduan”, shkruan Pupovci në profilin e saj në instagram.

Ndryshe, 18 vjeçarja nga Ferizaj, M.O është sjell pa shenja jete në spitalin e Ferizajt me një veturë me traga Zvicerane.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat