Njësia Speciale bastis banesën në të cilën dyshohet se u vra 18 vjeçarja

Aktuale

Njësia Speciale bastis banesën në të cilën dyshohet se u vra 18 vjeçarja

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bastistuar banesën ku dyshohet se ka mbetur e vrarë 18 vjeçarja në qytetin e Ferizajt.

Nga burime brenda Prokurorisë së Ferizajt mësohet se njësia Speciale e Policisë së Kosovës para pak minutash ka kryer një bastisje në banesën që dyshohet se është vrarë 18 vjeçarja nga Ferizaj.

Ky kontroll ka ndodhur pasi ka pasur informata se i dyshuari mund të gjendet në atë perimetër por deri më tani nuk ka asnjë shenjë për vendndodhjen e të dyshuarit të dytë i cili që nga dita e djeshme është në arrati në lidhje me vrasjen e 18 vjeçareje.

Dje në emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.

Dy persona të dyshuar, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat