Krasniqi reagon ashpër ndaj Ramës: Kush e këshillon këtë njeri, more?!

Aktuale

Krasniqi reagon ashpër ndaj Ramës: Kush e këshillon këtë njeri, more?!

Nga: A.M Më: 23 gusht 2021 Në ora: 21:58
Edi Rama dhe Goran Bregoviqi

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit krahasoi Dua Lipën me Goran Bregoviqin.

Ai u shpreh se kjo është një shenjë paditurie të skajshme.

“Për herë të parë në jetë më vjen gjynah për kryeministrin e Shqipërisë. Kush e këshillon këtë njeri, more?! Duhet të jetë i rrethuar nga armiq, kur bën kësi gabimi”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ta vendosësh në të njëjtin rrafsh vlerësimi Dua Lipën me Goran Bregoviqin dhe shqiptarët “e hakërryer” me serbët, të cilët ndër të tjera e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, kjo është shenjë paditurie të skajshme. Për herë të parë në jetë më vjen gjynah për kryeministrin e Shqipërisë. Kush e këshillon këtë njeri, more?! Duhet të jetë i rrethuar nga armiq, kur bën kësi gabimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat