Sot varroset 18 vjeçarja nga Ferizaj

Aktuale

Sot varroset 18 vjeçarja nga Ferizaj

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 09:46
Foto

18 vjeçarja nga Ferizaj do të varroset sot në orën 13:00.

Kështu bëri të ditur babai i vajzës Muhabi Osmani.

“Varrimi do të mbahet sot në ora 13:00 në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt”.

“E pamja mbahet tri ditë në shtëpinë tonë rruga “Enver Topalli”.

M.O ishte dërguar të dielen pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj nga dy persona që kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se viktima ishte dërguar me një automjet “Audi” me tabela të Zvicrës.

Nga kamerat e sigurisë ishin kapur pamjet e të dyshuarve dhe fotografitë e tyre ishin shpërndarë në pikat kufitare dhe Drejtoritë Rajonale të Policisë.

Pas disa orësh policia ka arritur ta kap njërin nga dy të dyshuarit.

A.S, u prangos të dielën në mbrëmje.

Policia e Kosovës nga provat e siguruara ka arritur të konstatojë se krimi ishte kryer në një objekt banesor.

Rasti u cilësua si “Vrasje e rëndë”.

Prokuroria ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj A.S.

Ndërsa i dyshuari kryesor D.K gjendet ende në arrati dhe po kërkohet nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat