Organizata QIKA i reagon ministres Haxhiu

Aktuale

Organizata QIKA i reagon ministres Haxhiu

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:22
Protesta

Organizata Qika i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila morri sot pjesë në protestën e organizuar pas vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, ku u kërkua që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Nga kjo organizatë kanë thënë se pjesëmarrja e ministrave dhe qeveriatarëve tjerë në protestën e sotme është e pakuptimtë dhe e pavend.

“Qika” i ka kërkuar ministres që para se të jetë fizikisht në protestë të zbatojë strategjinë. për mbrojtjen nga dhuna në familje.

” Protestat e grave po kërkojnë përgjegjësi institucionale për dhunën e vrasjet që po ndodhin. Rehatia e qeveritarëve për të protestuar kundër institucioneve që vet i drejtojnë, nuk guxon të lejohet. Kërkesat e parashtruara sot në protestë nuk kanë nevojë për mbështetje por realizim. Kjo është detyra juaj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat