Zëvendësministri i Drejtësisë vizitoi sot Qendrën Korrektuese në Prizren

Aktuale

Zëvendësministri i Drejtësisë vizitoi sot Qendrën Korrektuese në Prizren

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:45
Pamje nga vizita

Gjatë ditës së sotme, zëvendësministri Sallahu vizitoi Qendrën Korrektuese në Prizren ku u prit në takim nga drejtori i kësaj Qendre, Hamit Ademaj.

Zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me nevojat e stafit dhe të burgosurve të kësaj Qendre.

Në këtë takim z.Sallahu shprehu përkushtimin e Ministrisë dhe njoftoi drejtorin Ademaj se do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës për stafin korrektues në mënyrë që të rritet efikasiteti, efektiviteti, siguria si dhe përgjegjësia në punë.

Po ashtu, zëvendësministri e njoftoi stafin se Ministria e Drejtësisë së shpejti do ta procedojë për miratim në Qeveri pakon ligjore lidhur me Shërbimin Korrektues, pako kjo që do të sigurojë statusin e ri të stafit korrektues si dhe do të parasheh masa që lehtësojnë risocializimin dhe riintegrimin më të shpejtë të të burgosurve në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat