“Propozoj një muaj mbyllje totale”

Aktuale

“Propozoj një muaj mbyllje totale”

Nga: A.M. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:24
Ilustrim

Ish zëvendësministri i Arsimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhavit Rexhaj ka propozuar një muaj mbyllje totale.

Ai në një postim në  Facebook shkruan se nëse nuk merren masa më drastike të izolimit shpejte do të jetë tepër vonë.

Po ashtu, Rexhaj ka shkruar se mbyllja parciale sjellë vetëm dëme në ekonomi.

Postimi i plotë:

Propozoj një muaj mbyllje totale!

Covidi në Kosovë po thyen rekordë të zeza çdo ditë: sot 2295 te infektuar dhe 18 te vdekur! Dhe ky nuk është kulmi i numrit të vdekjeve! Këto janë humbje të jetës të para 10 ditëve kur kishim disa qindra të infektuar! Pas 10 ditësh tragjedia mund të mbërrijë lehtë në dhjetëra viktima me rastet e infektuara tashme këto ditë!

Nëse nuk merren masa më drastike të izolimit shumë shpejte do të jetë tepër vonë dhe mund të hyjmë në një etape paniku dhe të humbjes së plotë të kontrollit! Spitalet shpejte mund të bllokohen!

Dihet se vaksinimi është zgjidhja e vetme por deri sa ta mbrojmë popullatën me ritmin e tanishëm të vaksinimit do të na duhen edhe se paku 120 ditë. Në ndërkohë mund të humbim me qindra e mijëra jetë njerëzish! Çmim tepër i lartë i mosveprimit!

Prandaj propozoj një mbyllje maksimale për katër javë!

Gjatë kësaj kohe do të ruheshin funksionet e shërbimet esenciale! Kusht për suksesin e një mbylljeje të tillë është që të administrohen se paku 40,000 deri 50,000 vaksina në ditë! Gati trefishi i numrit të tanishëm! Me 800,000 vaksinat e tanishme do të mbërrinim të imunizonim rreth 60 % të popullatës! Do kufizohej shumë numri i viktimave potenciale!

Plus mbyllja do ta ndaltë hovin e infektimeve dhe vdekjeve të reja.

Propozoj mbyllje të plotë sepse mbyllja parciale sjellë vetëm dëme në ekonomi e në jetë - jo edhe mbrojtje!

Po propozoj mbyllje sepse popullata e Kosovës nuk frikësohet prej armiqve të padukshëm!

Po propozoj mbyllje për mbrojtjen e popullit para se te behet tepër vone! Në të vërtetë vonë ishte para dhjete ditësh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat