Në garë për kryetar dhe ka probleme me ligjin, kjo është pasuria e kandidatit të AAK-së

Aktuale

Në garë për kryetar dhe ka probleme me ligjin, kjo është pasuria e kandidatit të AAK-së

Nga: H.O. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:51
Faton Jakupi

Është publikuar lista e kandidatëve që garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit nga të gjitha partitë politike. Poashtu është bërë e ditur se nga disa parti ka kandidatë që kanë problem me ligjin.

Njëri ndër ta është edhe Faton Jakupi, kandidat i AAK-së për komunën e Kamenicës. Ai aktualisht është nënkryetar i kësaj komune, ndërsa garon për pozitën e të parit.

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një shtëpi banimi 70 mijë euro dhe toka bujqësore një në vlerën 170 mijë dhe tjetrën 50 mijë euro.

Ai deklaron se posedon edhe një veturë Golf në vlerën 8 mijë euro.

Nuk ka par ate kursyera, ndërsa deklaron se ka borxhe për ndërtimin e shtëpisë, në vlerën 30 mijë euro.

Paga e tij mujore si nënkryetar është 760 euro, ndërsa e bashkëshortes së tij 460 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat