“Dasmat e qejfet nuk na konvenoi t`i ndalim”, kjo është përgjegjësia e Arben Vitisë sipas Jeta Krasniqit

Aktuale

“Dasmat e qejfet nuk na konvenoi t`i ndalim”, kjo është përgjegjësia e Arben Vitisë sipas Jeta Krasniqit

Nga: M.L. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:47
Jeta Krasniqi

Hulumtuesja e KDI-së, Jeta Karasniqi ka thënë se në vend të dëshmisë për orarin e punës, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia duhet të tregojë transparence për plane dhe veprime konkrete sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Krasniqi ka thënë se aty ku flet puna, s`ka nevojë për shumë llafe!

“Transparencën e punës së tij duhet ta bëj vet Ministri Vitia, s`është e nevojshme ta bëjnë të tjerët për të. Po them ok, në rregull, në aspektin e përballjeve politike ditore në prag të zgjedhjeve, bashkëpartiakët e tij po e ndjejnë të nevojshme ta mbështesin Ministrin Vitia por puna apo mospuna flet vet. E vërtetë, u siguruan vaksinat por ato vaksina u siguruan për të imunizuar qytetarët. Dhe aty është e qartë që jemi duke çaluar. Siç jemi duke çaluar në përballjen me pandeminë - këtë e vërtetojnë qartë të dhënat e IKSHPK-së”, u shpreh Krasniqi.

Sipas saj, ndonëse jetuam gjate gjithë verës sikur të mos kishte pandemi, tani hiqemi sikur çdo gjë është nën kontroll ose duke ia drejtuar gishtin njëri-tjetrit, por dasmat e qejfet nuk na konvenoi t`i ndalim.

Ajo theksoi se si qytetare nuk i hyn në punë nr i telefonatave të bëra apo postimet mbështetëse apo akuzuese politike, por se do të dijë në detaje cili është plani i imunizimit?

“Për sa kohë pritet të arrijmë 60% e qytetarëve të vaksinuar? A ka plane për përshpejtim të nr të vaksinuarve brenda ditës? Cili është Plani A, Plani B dhe Plani C? Pasi në këto situata duhet të kemi më shume se një plan. Tani që jemi në prag të hapjes së vitit shkollor, dua te di sa % e mësuesve janë vaksinuar? A ka Ministria plan të vaksinojë mësuesit para fillimit të vitit shkollor? Cilat janë planet? Në aspektin e mbylljes- si është planifikuar të ndodh kjo? Çfarë planifikojnë të bëjnë institucionet me këto numra të ngritur të të prekurve me Covid-19 dhe fushatën zgjedhore e cila veçmë ka filluar pavarësisht se edhe jo zyrtarisht?”, u shpreh ajo.

Jeta Krasniqi nënvizoi se këtë e ka për përgjegjësi e obligim Ministri Vitia e bashkë partiakët e tij në Qeveri ta bëjnë.

“Pra transparence për plane, veprime konkrete - jo numër e orare telefonatash e takimesh”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat