‘Mulla Gropë Goleshi’,‘rrenc’, ‘manipulues’/ Tensionohet gara në Drenas, Lladrovci përplaset me kundërkandidatin e tij

Aktuale

‘Mulla Gropë Goleshi’,‘rrenc’, ‘manipulues’/ Tensionohet gara në Drenas, Lladrovci përplaset me kundërkandidatin e tij

Nga: A.M Më: 27 gusht 2021 Në ora: 16:38
Ramiz Lladrovci

Kanë filluar të ndihen tensionet e para të zgjedhjeve lokale në komunën e Drenasit.

Kryetari aktual i Dreansit, Ramiz Lladrovci dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Driton Ajazi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ishte një postim i Ajazit në lidhje me hapjen e objektit të Bashkësisë Islame në Drenas, i cili e nxiti reagimin e Lladrovcit, i cili më pas e quajti analfabet politik.

Madje, kryetari aktual i Drenasit e quajti ‘rrenc’ Ajazin dhe tha se me tendenca dhe shkelje ligjore po hyn në sferën e interesit të besimtarëve.

“Kur analfabeti politik hyn në sferën e interesit të besimtarëve, me tendenca për shkelje ligjore, është kulmi i injorancës! Një rrenc i ri në ambientin tonë që përpiqet të manipulojë besimtarët me rrena, është i njohur. Para se të mundohet të jetë mbrojtës i besimtarëve, nuk duhet me rrejt, sepse, merr nofkën Mulla Gropë Goleshi!”, shkroi Lladrovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

E menjëherë ndaj këtij statusi, reagoi Driton Ajazi i cili tha se Lladrovci i ndikuar nga e kaluara e errët, synon ta ngulfatë lirinë e besimit, bashkë me shumë liri të tjera qytetare.

“Prandaj, sot u sulën me fyerje e ofendime, pas zotimit tim se do t'i evitoj barrierat burokratike, me qëllim të hapjes së objektit të ri të Bashkësisë Islame në Drenas. Unë nuk i takoj kësaj shkolle autoritarësh”, theksoi Ajazi, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se Dega e PDK-së në Drenas e votoi Driton Ajazin si kandidat të partisë për kryetar të komunës, mirëpo selia qendrore e PDK-së e kandidoi Ramiz Lladrovcin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat