Ndërron jetë Kolë Berisha

Aktuale

Ndërron jetë Kolë Berisha

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 09:48
Kolë Berisha

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njërin nga figurat kryesore të LDK-së, Kolë Berisha ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha.

Ai ka njoftuar për ceremoninë e varrimit, por ka cekur se për shkak të masave anti Covid do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Sot herët në mëngjes na la Kolë shoqi!

Mas një sëmundje të rëndë e kamotshme, i mësuem mos m'u dorëzu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorëzue Hyjit në jetën e pasosun.

Ma shumë se dhimbje, kam një ndjenje çlirimi për trupin e tij, që ka vuajtur kaq shumë në heshtje e përvujtshëm.

Për shkak të situatës se rëndë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi, nuk do të mund të organizojmë të pame për babën.

Nesër, me 30.08.2021 në orën 11, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë do të celebrohet Mesha e Dritës për babën, kurse në orën 13 do të jetë varrimi me rrethin e ngushtë familjar në varrezat e qytetit të Prishtinës.

E di, që shumë prej jush doni me qenë nga afër pjesë e dhimbjes tonë, por shëndeti i juaj dhe të gjithë të tjerëve ka më shumë rendësi.

Kujtojeni babën e në lutje, prej aty ku jeni.

Ngushëllimet i pranojmë nëpërmjet telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat