Tentativa për ndarjen e Kosovës/ Ja si Amerika ia prishi planet Thaçit e Vuçiqit

Aktuale

Tentativa për ndarjen e Kosovës/ Ja si Amerika ia prishi planet Thaçit e Vuçiqit

Nga: A.M Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:05
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka folur për planin e ndarjes së Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregoi se si Amerika e eliminoi Thaçin nga skena politike, pasi kuptoi planin e tij për ndarjen e Kosovës.

“Amerika veproi shpejtë dhe rreptë, bile e ndali Thaçin në qiellin e kaltër në 1200 metra lartësi dhe më pastaj ia ndërroi drejtimin për në Hagë, dhe nuk e la të zbarkoj në Amerikë ku atje e kishin planifikuar me Vuçiqin t’i përdornin thikat për copëtimin e Kosovës”, shkroi Maxharraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Eliminimi politik i Hashim Thaçit ishte projekt amerikan, kur e panë ata se po do me ia ngulë thikat Kosovës në dialogun midis Thaçit dhe Vuçiqit e me ndërmjetësimin e proruses-serbe Frederika Mogherinit.

Këtë më kohë e hetoi Amerika edhe kancelarja e Gjermanisë, mikja e madhe e Kosovës, Angela Merkel e cila e para nguli këmbë qe kjo nuk guxon të ndodh.

Ajo e dha alarmin se mbi Kosovë nuk guxojnë të vërgëllojnë thikat.

Amerika veproi rreptë e shpejtë që kjo të mos ndodh.

Këtë e bëri shpejtë e rreptë Amerika duke e eliminuar Hashim Thaçin nga jeta politike sepse ajo nuk dëshironte që një shtet ende ‘foshnje’ në rritje e sipër t’i futen thikat pas shpine, sepse shteti më i ri Kosova ishte projekt kapital i Amerikës për çlirimin e së cilës ishin shpenzuar miliarda dollarë me ndihmën e aleatëve nga Evropa.

Pra, Amerika veproi shpejtë dhe rreptë, bile e ndali Thaçin në qiellin e kaltër në 1200 metra lartësi dhe më pastaj ia ndërroi drejtimin për në Hagë, dhe nuk e la të zbarkoj në Amerikë ku atje e kishin planifikuar me Vuçiqin t’i përdornin thikat për copëtimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat