Kush ishte Kolë Berisha?!

Aktuale

Kush ishte Kolë Berisha?!

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:12
Kolë Berisha

Kolë Berisha, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njërin nga figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha.

Por, kush ishte Kolë Berisha?!

Kolë Berisha ka lindur më 26 tetor 1947 në fshatin Dobërdol të Komunës së Klinës.

Ai shkollën fillore e përfundoi në fshatin Ujmirë.

Berisha shkollën normale e përfundoi në Gjakovë, kurse Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Ai punoi si mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës për dy vite.

Ndërkaq, nga 8 marsi i vitit 1973, Berisha punoi si sekretar i Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Gjithashtu, Berisha ka qenë edhe i burgosur politik.

Ai më 28 mars të vitit 1989, është arrestuar, dhe më pas është liruar pas tre muajve.  Ndërkaq, gjatë kohës kur ishte në burg, ai është transferuar në burgjet serbe të Leskovcit, Beogradit dhe të Pejës.

Pas themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berisha iu bashkua kësaj partie, kunë atë kohë lider i saj ishte presidenti historik, Ibram Rugova.

Berisha për dy mandate me radhë ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i Komisionit për Pajtimin e Familjeve të Hasmëruara.

Më15 marsi të vitit 1998 është zgjedhur si nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Soren Jessen-Petersen. Po ashtu, ishte edhe  anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Berisha ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kolë Berisha ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007.

Përveç, aktiviteve poltike, Kolë Berisha ka shkruar. Ai është marr me prozën e poezinë. Dias nga veprat e tij janë: “Ditari i një izolanti” dhe “Kosova plagë që pikon”.

Ai pas ka lënë dy fëmijë.

Image
Kolë Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat