​Ambasada e Italisë për Kolë Berishën: Kosova humbi një njeri të urtë

Aktuale

​Ambasada e Italisë për Kolë Berishën: Kosova humbi një njeri të urtë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:42
Kolë Berisha

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Kosova ka humbur një njeri të urtë, një aktivist pasionant dhe një ndërtues urash. U shprehim ngushëllimet tona të dashurve të tij dhe në veçanti vajzës së tij dhe koleges sonë të dashur, Donjetës”, thuhet në një postim në Facebook.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës nga 2006-2007.

Ishte anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për një kohë ka qenë edhe nënkryetar i kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat