Reuters shkruan për refugjatët afganë që erdhën mbrëmë në Kosovë

Aktuale

Reuters shkruan për refugjatët afganë që erdhën mbrëmë në Kosovë

Nga: G.B Më: 30 gusht 2021 Në ora: 09:06
Refugjatët afganë

Grupi i parë i refugjatëve afganë mbërriti në Kosovë të dielën, shteti i cili ka rënë dakord që t'i strehojë ata përkohësisht derisa ata të mund të zhvendosen përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, përcjell Bota sot.

Avioni kishte 111 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët mund të shiheshin duke ecur me çanta të vogla në duar.

Pasagjerëve iu kontrollua temperatura pas mbërritjes dhe ata do të dërgohen në një kamp që më parë strehonte punëtorë ndërtimi pranë Kampit Bondsteel, një bazë e ushtrisë amerikane rreth 40 kilometra nga Prishtina.

Në ditët në vijim pritet të vijnë më shumë aeroplanë me refugjatë afganë, tha një zyrtar i lartë qeveritar për Reuters.

Kosova kishte rënë dakord të pranonte 2 mijë afganë në tranzit për në Shtetet e Bashkuara.

"Ne jemi krenarë që qëndrojmë me aleatët tanë" u tha gazetarëve Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të dyja anëtare të NATO -s, gjithashtu kanë rënë dakord me një propozim të administratës së Presidentit amerikan Joe Biden për të shërbyer si vende tranzite për refugjatët afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve janë Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat