Pulaj tregon se si po ec zbatimi i masave anti-COVID

Aktuale

Pulaj tregon se si po ec zbatimi i masave anti-COVID

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 00:11
Nezir Pulaj

Për disa ditë me radhë shkaku i masave anti-COVID janë krijuar kolona të gjata madje edhe deri në 10 kilometra të automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Morinë.

Sonte situata është më ndryshe.

Në këtë pikë kufitare nuk po vërehet ndonjë qarkullim i madh.

Sipas masave të reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, ata persona që duan të hyjnë në Kosovë duhet që ta kenë një test negativ për COVID-19 dhe certifikatën se e ka marrë njërën nga dozat e vaksinës anti-COVID.

Se si po ec zbatimi i masave anti-COVID ka treguar shefi i ndërrimit Nezir Pulaj.

Pulaj tha se se gjendja është stabile.

“Për momentin gjendja është stabile. Mund të themi se zbatohen me përpikëri vendimi i qeverisë së Kosovës. Tani kur po respektohet edhe ora policore ju e shihni që nuk ka shumë qarkullim. Të gjitha ata që janë për pushime atje kthehen më herët që të mos i zë ora policore në Kosovë”.

“Ne jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet e mundshme. Po, kemi ngapak vonesa sepse të gjitha ata që nuk i posedojnë dokumentet e kërkuar testin ose dëshminë e vaksinës duhet ta plotësojnë një deklaratë të betimit e cila është e gatshme dhe duhet që të vazhdojnë në drejtim të Kosovës për një izolim shtatë ditor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat