Këto shtete janë pengje të Serbisë, paralajmëron Latifi: Ja si po tentohet të formohet “bota serbe”

Aktuale

Këto shtete janë pengje të Serbisë, paralajmëron Latifi: Ja si po tentohet të formohet “bota serbe”

Nga: A.M Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:39
Blerim Latifi

Qeveria e Malit të Zi iu ka referuara me fusnotë Kosovës, ndonëse e njeh pavarësinë e saj.

Ndaj, këtij skandali të qeverisë malazeze ka reaguar analisti politik, Blerim Latifi.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ky shembull tregon nivelin e ndikimit të fuqishëm të Beogradit dhe Rusisë në forcat politike që tash janë në pushtet në Mal të Zi.

“Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë, me synimin që edhe Malin e Zi ta marrë peng, njësoj si Bosnjën. Në anën tjetër, nuk lë punë pa bërë që edhe Kosova të bëhet peng i saj. Kjo është ëndrra e re shoviniste serbe, ajo që vetë ata po e quajnë me eufemizëm "bota serbe": një Serbi e kufizuar me shtete që janë pengje të saj”, deklaroi Latifi, përcjell “Bota sot’.

Postimi i plotë

Qeveria aktuale e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë, do të thotë me një referencë të para njohjës së pavarësisë së Kosovës Ky shembull tregon nivelin e ndikimit të fuqishëm të Beogradit dhe Rusisë në forcat politike që tash janë në pushtet në Mal të Zi. Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë, me synimin që edhe Malin e Zi ta marrë peng, njësoj si Bosnjën. Në anën tjetër, nuk lë punë pa bërë që edhe Kosova të bëhet peng i saj. Kjo është ëndrra e re shoviniste serbe, ajo që vetë ata po e quajnë me eufemizëm "bota serbe": një Serbi e kufizuar me shtete që janë pengje të saj.

Bashkimi Europian i ka mbyllur sytë dhe nuk do ta pranojë se problemi themelor i paqëndrueshmërisë në Ballkan ndodhet ende në Beograd.

Fatkeqësisht edhe ky i yni, kryeministri i Shqipërisë, duket se i ka mbyllur sytë para këtij fakti. Sigurisht, si Brukseli, si Rama, një ditë do të detyrohen t'i hapin sytë, por mbase atëherë do të jetë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat