“A do të merr pjesë Rama në inaugurimin e bazës ajrore-ushtarke serbo-ruse në Trebinje?”

Aktuale

“A do të merr pjesë Rama në inaugurimin e bazës ajrore-ushtarke serbo-ruse në Trebinje?”

Nga: A.M Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:35
Edi Rama

Publicisti Emin Azemi ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Bledit në Slloveni.

Emini kritikoi Ramën për afërsinë me Vuçiqin.

Ai tha se në këtë forum kryeministri shqiptar duhej ta pyeste Vuçiqin për bazën ajrore-ushtarake që po e ndërton me ndihmën e Rusisë në Trebinje.

“Ende nuk e dimë nëse Rama do të merr pjesë në inaugurimin e bazës ajrore-ushtarke serbo-ruse në Trebinje dhe a do të vazhdojë t'i baltosë "kinse patriotët" që do ta kundërshtojnë ndërtimin e kësaj baze?!

Po presim çka do të ndodhë në ditët në vijim me kosmopolitin e pakorrigjueshëm Edi Rama?!”, shkroi Azemi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

(S')EDI RAMA ÇKA PO NDËRTON VUÇIQI NË TREBINJE?!

Në Bled po mbahet FORUMI STRATEGJIK I BLEDIT dhe aty ishte rasti që Edi Rama të merret më tepër me mikun e tij Vuçiqin e jo me presidentin bullgar Borisov. Aty do të duhej ta pyeste Vuçiqin për bazën ajrore-ushtarake që po e ndërton me ndihmën e Rusisë në Trebinje.

Por, Edi Rama sërish po sillet sikur t'i kishte rregulluar të gjitha punë në shtëpinë e tij dhe tash i kishte mbetur ta kritikonte Borisovin për veton ndaj Maqedonisë.

Rama , ky Gjorgj Dimitrov i vonuar është rikthyer në fajlin e hershëm të njëfarë solidariteti ballkanik, i cili më tepër funksiononte si teori, e më pak si praktikë sepse ishin aleancat e fshehta ballkanike ato që rrënonin iluzionet e një solidariteti të tillë dhe për pasojë trojet shqiptare kullonin gjak nga gërshërët dhe bajonetat e hegjemonistëve fqinjë.

(s')Edi Rama edhe sot funksionojnë aleancat e tilla, por të paketuara ndryshe.

Ende nuk e dimë nëse Rama do të merr pjesë në inaugurimin e bazës ajrore-ushtarke serbo-ruse në Trebinje dhe a do të vazhdojë t'i baltosë "kinse patriotët" që do ta kundërshtojnë ndërtimin e kësaj baze?!

Po presim çka do të ndodhë në ditët në vijim me kosmopolitin e pakorrigjueshëm Edi Rama?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat