Alarmante: Vazhdojnë shifrat e larta me Covid në Kosovë, kaq persona humbën jetën

Aktuale

Alarmante: Vazhdojnë shifrat e larta me Covid në Kosovë, kaq persona humbën jetën

Nga: M.L. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:56
Njësia e kujdesit intensiv në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 32 persona nga virusi CoVID-19.

Sipas IKSHPK-së dhe MSH-së, në 24 orët e fundit nga testimi i 13.953 mostrave pozitive me CoVID-19 kanë rezultuar 1612 qytetarë. Po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar 2.460 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat