Krasniqi tregon shifrat e vaksinimit të komunitetit

Aktuale

Krasniqi tregon shifrat e vaksinimit të komunitetit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:58
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë po vazhdon vaksinimin mobil për komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Ministri për komunitete, Elbert Krasniqi ka treguar se deri më tani janë vaksinuar afro 900 persona nga komunitetet jo shumicë.

Komunikata e plotë e Ministri e Shëndetësisë për vaksinimin e komuniteteve jo shumicë:

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për tu vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme. Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë.

Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat