“As dhjetë e as pesë, por shtatë ditë”

Aktuale

“As dhjetë e as pesë, por shtatë ditë”

Nga: A.M. Më: 3 shtator 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

Opinonisti Bejtullah Sokoli, ka reaguar pas kërkesave të opozitës për fushatën zgjedhore.

Gjithashtu, Sokoli ka dhënë një propozim se sa ditë duhet të mbahet fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

"Pra, as dhjetë e as pesë, por shtatë ditë fushate do t’u mjaftojë partive për të garuar me kandidatët e tyre për kryetar e këshilltar komune në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ky do të ishte mesi i artë", ka theksuar ai.

Shkrimi dërguar nga Sokoli në redaksinë e “Bota sot”:

Liderët e dy partive opozitare(LDK-AAK)paskan propozuar sot që fushata zgjedhore të shkurtohet nga tridhjetë(30) sa parashihet me Ligjin zgjedhor në dhjetë(10) dhe pesë(5) ditë. Këto propozime i ka përkrahur edhe partia e tretë opozitare(PDK).

Kjo për shkak të situatës së rënduar me koronavirus që ka përfshirë Kosovën me rekord të të infektuarve dhe të vdekurve. Boll mirë deri këtu. Por, nëse liderët e opozitës dhe të pozitës (LVV)nuk pajtohen me dy propozimet e parathëna, atëherë unë do të propozoj një zgjidhje tretë. Ndoshta e kam gabim.

Pra, as dhjetë e as pesë, por shtatë ditë fushate do t’u mjaftojë partive për të garuar me kandidatët e tyre për kryetar e këshilltar komune në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ky do të ishte mesi i artë.

Krejt kjo për t’u mos mbetet hatri asnjë prej dy liderëve partiakë-propozues.

E krejt kjo për të mirën e qytetarëve,anëtarësisë,përkrahësve e militantëve të partive si dhe kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetar dhe këshilltar komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat