U propozua për ambasador të Kosovës në Gjermani, reagon Luan Krasniqi

Aktuale

U propozua për ambasador të Kosovës në Gjermani, reagon Luan Krasniqi

Nga: A.Zh Më: 3 shtator 2021 Në ora: 22:14
Luan Krasniqi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Gani Dreshaj, ka propozuar që boksieri Luan Krasniqi të emërohet ambasador i Kosovës në Gjermani.

Por, vet boksieri ka thënë se propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin e tij, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se nuk pretendon asnjë detyrë ose funksion, por është zotuar se si sportist, do të vazhdojë të punojë në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë.

Reagimi i tij i plotë:

Miq të mi të respektuar,

sot, në shumë portale dhe në disa media elektronike, qenka publikuar një propozim që unë të emërohem ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. Ju informoj se, unë, tashmë 35 vite, e mbaj me krenari epitetin e ambasadorit sportiv të dhuruar nga aderuesit sportiv dhe me krenari, vendin tim e kam përfaqësuar në sportin e boksit, me të cilin kam përjetuar kënaqësinë duke u ngjitur në piedestalin më të lart të karrierës sportive.

Prandaj, përkundër faktit se detyrën e ambasadorit e çmoj dhe e vlerësoj si tejet të rëndësishme, veçmas të ambasadorit në Gjermaninë mike të Kosovës dhe me vlera të larta demokratike, propozimi i dhënë nuk përkon me interesimin tim dhe kjo duhet të konsiderohet si iniciativë individuale për të cilën nuk kam qenë fare në dijeni. Unë, mbetem i përkushtuar në vendosjen e urave të reja të miqësisë së Kosovës dhe Gjermanisë duke ndihmuar e mbështetur nisma dhe angazhime për të mirën dhe të mbarën e njerëzve, dhe nuk pretendoj asnjë funksion, detyrë apo emërtim, si ky që është dhënë.

Luani, mbetet sportist dhe mik i juaji i mirë.

Ambasadorit të ri të Kosovës në Gjermani, që tash i uroj sukses, kurse Juve, miq të mi, Ju paça të gjithëve me shëndet!

03.09.2021,

I juaji, Luani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat