​Arratisja e të burgosurit, suspendohet mbikëqyrësi i Institutit të Psikiatrisë

Aktuale

​Arratisja e të burgosurit, suspendohet mbikëqyrësi i Institutit të Psikiatrisë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:56
Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.

Sipas njofitmit, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar komisionin hetimor të brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat