Tensionet në Mal të Zi/ Vjen reagimi nga Vetëvendosje – ja pse e sulmojnë Ramën

Aktuale

Tensionet në Mal të Zi/ Vjen reagimi nga Vetëvendosje – ja pse e sulmojnë Ramën

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:15
Mal i Zi

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar për tensionet në Malin e Zi, pas shungurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë.

Anëtari i VV-së Arbër Zaimi, ka thënë se hierarkët fetarë bashkë me vet kryepeshkopin, kënduan këngën me vargjet që thonë “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Zaimi ka sulmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sipas tij, nuk i kupton dinamikat ballkanike, pasi siç ka thënë ai, planin e vetëm e ka se si të shesë bostan e domate në Serbi.

Reagimi i Zaimit në Facebook:

Në Cetinë, ku u mbajt ceremonia për fronëzimin e kryepeshkopit të ri të kishës serbe në Mal të Zi, hierarkët fetarë bashkë me vetë kryepeshkopin, këndonin këngë. Do thoni ju këngë të përshpirtshme. Jo. Vargjet e këngës thonë “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Ndërkohë jashtë manastirit protestonin mijëra malazezë, që nuk e duan veten të hegjemonizuar nga Serbia dhe nga institucionet e saj shtetërore, ekonomike apo etnoreligjioze. Pra, edhe pse pravosllavë (ortodoksë), shumë qytetarë malazezë nuk e pranojnë këtë paketim religjioz të nacionalizmit serb.

Kryeministri i Shqipërisë kushedi se sa habitet kur i sheh. Nuk i kupton dot dinamikat ballkanike një kryeministër shqiptar që planin e vetëm e ka se si të shesë bostan e domate në Serbi, e si ta shndërrojë Shqipërinë në hotel turistik të Ballkanit të Hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat