“Serbia synon një gjenocid të ri në Kosovë!”/Vjen paralajmërimi pas zhvillimeve në Mal të Zi

Aktuale

“Serbia synon një gjenocid të ri në Kosovë!”/Vjen paralajmërimi pas zhvillimeve në Mal të Zi

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 16:34
Protesta në Mal të Zi

Ish këshilltari në Qeverinë Hoti, Xhavit Beqiri përmes një postimi në Facebook ka komentuar shugurimin e sotëm të peshkopit serb në Mal të Zi. Beqiri ka thënë se në Cetinjë të Malit të Zi u shpërfaqë fytyra e kishës serbe e cila ëndërron kthimin e ushtrisë në Kosovë dhe gjenocidin e ri.

“Kisha serbe gjithmonë ka qenë ideologe e krimeve dhe gjenocidit ndaj kombeve të tjera. Kjo ideologji e saj - në thelb fashiste - sall Zotit nuk mund t'i shërbejë! Sot, fytyra e kishës serbe u rishfaq sërish shëmtueshëm në Cetinjë të Malit të Zi! Asgjë e re...Të gjithë e dimë se kjo "kishë" ëndërron kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë!

Peshkopi i ri serb në Mal të Zi e nisi me këngë detyrën e re duke i treguar hapur botës se Serbia synon "kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë", pra synon një gjenocid të ri! Evropa "demokratike" ka sy, ndoshta sheh!”, shkroi Beqiri në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat