“Goditet” ashpër Dritan Abazoviqi: Po bëhet gyp i nevojtoreve të kishave serbe...

Aktuale

“Goditet” ashpër Dritan Abazoviqi: Po bëhet gyp i nevojtoreve të kishave serbe...

Nga: N.Sh. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:46
Dritan Abazoviqi

Publicisti shqiptar Emin Azemi ka kritikuar ashpër Dritan Abazoviqin për mos reagim ndaj popave serbë që kënduan për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Azemi shkruan në facebook se, Abazoviqi po merret me Gjukanoviqin.

Sipas tij, kështu ndodhë me politikanët që tjetërsohen nga lakmia për pushtet dhe ata që vijnë me fjalë të mëdha e ikin ng apushteti me punë të vogla.

Azemi e akuzon Abazoviqin se është bërë gyp i nevojtioreve të kishave serb.

Postimi i plotë:

Ky Abazoviqi i natës, që ditën eshte edhe Dritan, më shumë po merret me Gjukanovićin se sa me popat serbë që po kendojnë për kthimin e ushtrisë në Kosovë.

Keshtu ndodhë me politikanët të cilët tjetersohen nga lakmia per pushtet.

Keshtu ndodhë me politikanët të cilët vinë në pushtet me fjalë të mëdha dhe ikin nga pushteti me punë të vogla.

Abazoviqi po i bën hije Dritanit me naivitetin e politikanit trushperlarë, duke mbajtur dy pozicione të kunderta etike e politike: paradite në Qeveri orkestron qendrimet kundër sovranitetit të Malit të Zi, pasdite, si kakardhia n’ mbaje t’ baglës i bën iso paradës klerofashiste të popave serbë që Kosovën e kanë lajtmotiv te liturgjisë se tyre kercenuese.

Abazoviqi duke e luftuar Gjukanoviqin , po bëhet gyp i nevojtoreve të kishave serbe...

Si një mutpërçues, ai tash e tutje do të ngelë në kujtesën negative të njerezve që erdhi në pushtet si një far shprese. Por shumë shpejt kjo shpresë u shkri nga avujt e mutsihanëve të tija....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat