“Rrehe Dardanin! Edhe kur ta rrehësh rrehe fort!”, Liri Loshi ironizon me akuzat ndaj kryeministrit

Aktuale

“Rrehe Dardanin! Edhe kur ta rrehësh rrehe fort!”, Liri Loshi ironizon me akuzat ndaj kryeministrit

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 09:30
Pamje nga incidenti

Publicisti dhe ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi ka ironizuar lidhur me akuzat që po i bëhen qeverisë dhe kryeministrit Kurti për incidentin e djeshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të PSD-së.

Loshi në formë ironie ka thënë se kryeministri Kurti kinse iu ka thënë policëve që të ushtrojnë dhunë ndaj Dardan Molliqajt.

Madje ironia e tij shkon deri në atë pikë sa thotë se polici tashmë nuk merr urdhra nga drejtori i tij në polici por direkt nga kryeministri.

Rrehe Dardanin! Edhe kur ta rrehësh rrehe fort! - i paska thanë Albini policit. S’ka ma polici me marre urdhra prej drejtorit të vet. I merr drejt prej kryeministrit. Shyqyr që na ka ardhë dita me e rrehë Dardanin, me e shkoqë! Edhe jo veç Dardanin, po kush t’na e prishë kemi me e rrehë. Shyqyr që u ba polici me marrë urdhēr drejt prej kryeministrit”, shkruan Loshi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat