Dy orë para se të vritej, Ademaj i PDK-së kishte publikuar edhe këtë video në Facebook

Aktuale

Dy orë para se të vritej, Ademaj i PDK-së kishte publikuar edhe këtë video në Facebook

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:51
Astrit Ademaj

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit.

Në këtë tragjedi, i vrarë mbeti edhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Blerand Kadriaj.

Lajmi është konfirmuar tashmë edhe nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të komunës së Pejës.

Vetëm dy orë para tragjedisë ku e la pa shenja jete – Astrit Ademaj, kishte publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në atë video Ademaj kërkonte votën e pejanëve për të qeverisur me Komunën në katër vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat