Dy zyrtarët e PDK-së që u vranë mbrëmë varrosen nesër, flasin shokët e Ademajt

Aktuale

Dy zyrtarët e PDK-së që u vranë mbrëmë varrosen nesër, flasin shokët e Ademajt

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:35
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, që u vranë mbrëmë në Pejë

Edhe të enjten hetuesit policorë në Pejë po kërkonin për dëshmi në vendin e ngjarjes të një krimi që u krye një natë më parë.

Ata po punojnë për zbardhjen e rastit, ku mbrëmjen e së mërkurës pas një përleshje me armë zjarri mbeti i vdekur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të këtij qyteti Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i këtij subjekti për të parin e Deçanit, Blerand Kadrijaj.

Arsyet e konfliktit mes dy bashkëpartiakëve që përfundoi me fatalitet ende nuk dihen, derisa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe gëzhoja.

Në rast është i përfshirë edhe vëllai i Astritit, Avniu, i cili u plagos në shuplakë të dorës.

Pasi mori tretmanin mjekësor atij tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Shokët dhe familjarët e Astritit thonë se nuk dinë të ketë patur ndonjë mosmarrëveshje mes dy tashmë të vrarëve.

Ndërkohë, media vizitoi edhe familjen Kadrijaj në Rastavicë të Deçanit të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerës, derisa thanë se po presin raportin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat