Kaq para iu kapen zyrtarit të Agjencisë së Prokurimit i cili u arestua

Aktuale

Kaq para iu kapen zyrtarit të Agjencisë së Prokurimit i cili u arestua

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 09:10
Ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar tre zyrtarë shtetëror të Kosovës, mes të cilëve dy zyrtarë të Agjencisë Qendrore të Prokurimit(AQP).

Për dy zyrtarët e arrestuar të Agjencisë Qendrore të Prokurorimit.

Sipas burimeve dy të arrestuarit janë  Mursel Raci dhe Arian Bucaj.

Ndërsa, sot lidhur me këtë rast ka dhënë detaje të reja Policia e Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një ankues i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin.

Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm.

Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin  e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat