E takoi në Prishtinë 4 muaj para se të bëhej Kancelare, këto ishin fjalët e Angela Merkel për Ibrahim Rugovën

Aktuale

E takoi në Prishtinë 4 muaj para se të bëhej Kancelare, këto ishin fjalët e Angela Merkel për Ibrahim Rugovën

Nga: M.L. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 16:06
Angela Merkel, Ibrahim Rugova

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në postin e saj. Ajo në shqipëri u takua me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Muhamet Hamiti zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një postimi në facebook rikujtoi se Angela Merkel, ishte takuar me Presidentin Ibrahim Rugova, para se të bëhej kancelare në vitin 2005.

Para se të bëhej kancelare, Angela Merkel qe takuar me Presidentin Ibrahim Rugova në Prishtinë . Angela Merkel, që sot po takon liderët ballkanikë në Tiranë, në fund të mandatit të saj të katërt dhe të fundit si kancelare e Gjermanisë, ka vizituar Kosovën 4 muaj para se të bëhej kancelare. Më 15 korrik 2005 ajo u prit në takim në Prishtinë nga Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Shih foton më poshtë”, shkruan Hamiti.

Ai tregon se pamja nga konferenca e përbashkët para mediave jep përshtypjen e një takimi shumë të përzemërt.

Hamiti thotë se me rastin e vdekjes së Rugovës, pati deklaruar se angazhimi i tij për joviolencë dhe demokraci duhet të jetë “trashëgimi e të gjithë atyre që bartin përgjegjësi politike në Kosovë”.

Me rastin e vdekjes së Rugovës gjashtë muaj më vonë, kancelarja gjermane Merkel pati deklaruar se angazhimi i tij për joviolencë dhe demokraci duhet të jetë “trashëgimi e të gjithë atyre që bartin përgjegjësi politike në Kosovë”. Presidenti Rugova ishte takuar edhe me pararendësin e Merkelit si kancelar i Gjermanisë nga CDU-ja, Helmut Kohl-in, i cili ka shërbyer 16 vjet në këtë detyrë”, përfundoi Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat