“Kryeministër, vendim tepër me vend, pirolla të qoftë Bablok”, - Vjen edhe reagimi i Labinot Tahirit pas zbatimit të reciprocitetit

Aktuale

“Kryeministër, vendim tepër me vend, pirolla të qoftë Bablok”, - Vjen edhe reagimi i Labinot Tahirit pas zbatimit të reciprocitetit

Nga: A.Z Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:12
Albin Kurti dhe Labinot Tahiri

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit ka bërë që të reagoj edhe Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot Albin Kurti bëri diçka super të mirë për Kosovën, madje ai thotë se kjo nuk është fushatë, dhe se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta ralizoj, përcjell "Bota sot".

Tutje ka shtuar se kur ka të bëjë diçka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kundërta vetëm pse nuk jam ndoshta i së njëjtës parti sot apo nesër.

Postimi i plotë:

Mirëdita shqiptarë!

PIROLLA I QOFTË BABLOKUT!

ERIFI - ALBIN KURTI,

Ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit???

PO I SHOH DO QË PO THONË PËR RECIPROCITETIN-kinse qeveria po bën fushatë,

Nuk është fushatë, se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë, veq kush rren!

Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS!

Qysh me i than fushatë kësaj pune?!

Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën....! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja...!

"Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë"

Kryeministër, vendim tepër me vend.

Pirolla të qoftë Bablok??

Kur ka të bëjê diqka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kunderta vetem pse nuk jam ndoshta i së njejtës parti sot apo nesër.

Ditën e mirë.

Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat