Gani Geci ka një pyetje për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Nëse ushtria serbe tenton hyrjen në Veri, kujt...

Aktuale

Gani Geci ka një pyetje për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Nëse ushtria serbe tenton hyrjen në Veri, kujt...

Nga: P.R Më: 21 shtator 2021 Në ora: 10:44
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai ka drejtuar një pyetje publike për presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Të dashur miq, Unë kam një pyetje direkte për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin. Po besojmë dhe po themi se kjo nuk do të ndodhë por… Ne rast të tentimit të hyrjes se forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës? Presidentja dhe Kryeministri kujt do ti japin urdhër për ta mbrojtur kufirin?! KFOR-it!!!??? FSK-së??? POLICISË!!! Apo do të brohorasin sikur prindërit e tyre në vitin 1998 ,”Drenicë jemi me ty.””, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat