Deputeti suedez me dy mocione parlamentare kërkon rritjen e tregtisë dhe liberalizimin e vizave për Kosovës

Aktuale

Deputeti suedez me dy mocione parlamentare kërkon rritjen e tregtisë dhe liberalizimin e vizave për Kosovës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:53
Deputeti suedez Magnus Jacobsson

Deputeti suedez Magnus Jacobsson, i ka kërkuar shtetit të tij rritjen e bashkëpunimit tregtar me Kosovën.

Po ashtu ai ka kërkuar sërish përkrahje për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë.

Kështu bëri të ditur Naim Murseli, i cili është këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli.

“Sot deputeti suedez Magnus Jacobsson me dy mocione parlamentare i kërkon qeverisë suedeze rritjen e tregtisë mes Kosovës dhe BE-së dhe Suedisë si dhe liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat