Gastronomia do ta zhvillojë aktivitetin edhe brenda hapësirave

Aktuale

Gastronomia do ta zhvillojë aktivitetin edhe brenda hapësirave

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:01
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kanë ndryshuar masat kundër COVID-19.

Ai ka theksuar se nga e hëna gastronomia do të zhvillojë aktivitetin e tij edhe brenda hapësirave.

Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë.

Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet  publik dhe privat që punojnë me palë”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat