Ramush Haradinaj befason me qëndrimin e tij, mbështet Qeverinë Kurti në këtë çështje

Aktuale

Ramush Haradinaj befason me qëndrimin e tij, mbështet Qeverinë Kurti në këtë çështje

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:23
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti - Foto ilustrim "Bota sot".

Edhe Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve të serbëve në veri të Kosovës.

Publikisht kreu i AAK-së e mbështeti Qeverinë Kurti dhe Policinë e Kosovës. Madje, Haradinaj kërkoi nga Brukseli që të ndërhyjë ndaj këtyre veprimeve të Beogradit.

“E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat