Bekim Jashari mbështet fuqishëm reciprocitetin e targave ndaj Serbisë

Aktuale

Bekim Jashari mbështet fuqishëm reciprocitetin e targave ndaj Serbisë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 23:26
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt dhe njëherësh familjari i familjes Jasharaj, Bekim Jashari ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhen në veri të Kosovës, pas vendimit për zbatimin e masës së reciprocitet për targat ndaj Serbisë.

Jashari në emisionin ‘Dpt te Fidani’ tha se vendimi për reciprocitetin për targat duhet të qëndrojë dhe s’duhet të ketë kthim mbrapa.

“Reciprociteti besoj që është e drejt elementare e një shteti sovran, e aq më shumë kur kem të bëjmë me një shtet që ka kry krime ndaj neve shqiptarëve e popujve të tjerë në Ballkan. 20 vjet pas luftës ende s’ kanë kërku falje për krimet që i kanë bërë. Vendimi për targat duhet të qëndrojë fort e s’duhet të ketë kthim mbrapa”, tha Jashari.

Ai madje tha se duhet të ketë edhe reciprocitet politik dhe ekonomik.

“Spektri politik duhet të jetë i kordonum mes veti, po ashtu edhe me spektrin diplomatik këtu në Kosovë. Duhet të ketë reciprocitet jo vetëm për targat, por duhet të ketë reciprocitet ekonomik dhe politik. Sepse është e padrejtë për neve si shtet ata me pas të drejtë gjithë ato  mallra me i fut tek ne Kosove ene mos me pas të drejtë te ata”, tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat