Kamishi i PDK-së fton qytetarët që ta votojnë Bekim Jasharin

Aktuale

Kamishi i PDK-së fton qytetarët që ta votojnë Bekim Jasharin

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:23
Bekim Haxhiu

Ish komandanti i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi, iu ka bërë thirrje mitrovicasve që ta votojnë Bedri Hamzën.Ai po ashtu ka apeluar banorëve të Skenderajt ta votojnë Bekim Jasharin.

Postimi i Bekim Haxhiut:

Të nderuar miq, votoni për vlerat!

Në këto zgjedhje lokale do të zgjedhni me votën tuaj kryetarin e komunës tuaj dhe asambleistë qe do votojnë për projektet që ju keni nevojë.

Dita e zgjedhjeve 17 Tetori po afron, andaj ju ftoj që të votoni njerzit me vlera që janë të dëshmuar me punë.

Duke qenë se si deputet 5 herë kam marrë besimin tuaj, ju ftoj qe te votoni kandidatët qe në udhëhqje e kan dëshmuar vetën me punë dhe të pa korruptuar:

Në Skenderaj voto Bekim Jasharin

Në Mitrovicë voto Bedri Hamzën

Në Vushtrri voto Ferit Idrizin

Në Drenas voto Ramiz Lladrovcin

Në Ferizaj voto Agim Aliun

Në Prizren voto Shaqir Totajn...

Vetëm duke votuar kandidatët me vlera komunat tona dhe vendi ynë mund të ecë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat