Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për veriun

Aktuale

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për veriun

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:01
Ilustrim

Për gjithë situatën e krijuar në veri u kërkua që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Kështu njoftuan të mërkurën shefat e dy grupeve parlamentare opozitare, Besnik Tahiri nga AAK-ja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Ndonëse data edhe dita e seancës nuk dihet, ishte shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri i cili tha se janë pro çdo vendimi për vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë.

Në takimin e  përfaqësueseve të grupeve parlamentare nuk ishte prezente shefja e grupit parlamentar në detyrë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari- Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat